“Privatizohet” me shezlonge edhe ishulli i Ksamilit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.07.2024, 12:20

Një pamje që ka shkaktuar indinjatë të gjerë publike, është zaptimi me shezlonge i ishullit Tongo në Ksamil.

Në ishull janë ngulur çardat private dhe është ngritur një beach bar, duke transformuar peizazhin e tij të paprekur në një sipërmarrje komerciale.

Banorët dhe vizitorët kanl hedhur pyetjen se kush i ka dalë pronar ishullit të paprekur derisa para diaa kohësh. "Çfarë është kjo mënyrë babëzie dhe zaptimi të çdo hapësire të mundshme?"-shprehet një pushues i shqetësuar. “Kush i jep këto leje?"

Deri më sot, Ishulli Tongo ishte një nga zonat e pakta që kishte mbetur e paprekur nga shfrytëzimi privat, duke shërbyer si një strehë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.

”Babëzitë” e reja jo vetëm që kanë ndryshuar bukurinë natyrore të ishullit, por gjithashtu kanë ngritur shqetësime të mëdha mjedisore. Ky zhvillim i fundit nënvizon një trend në rritje të zaptimit të pakontrolluar përgjatë zonave bregdetare të virgjëra të Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit