Gjykata penale e Luvenit dënoi të martën një shqiptar me katër vjet burg për 26 vjedhje të kryera në Belgjikë, ku përfshihen kartat bankare, automjetet, bizhuteritë dhe paratë.
Akuzohet se këto vjedhje janë kryer mes prillit dhe tetorit 2021. Por kjo nuk është hera e parë, pasi individi në fjalë ishte dënuar për vepra të ngjashme në Francë, Gjermani dhe Luksemburg, pasi vjedhjen e kishte mjet jetese.
Hajduti serial, i njohur me disa pseudonime, udhëtonte me automjete me targa të vjedhura. Ai kreu vjedhje veçanërisht në Bilzen, në Shofonten, në Tervyren dhe në Bastonjë.
Vjedhja më e madhe e provuar është kryer më 21 maj 2021 në Bastonjë, ku ka vjedhur bizhuteri me vlerë 30 mijë euro.
I akuzuari arriti të kapej pasi ADN-ja e tij u gjet në disa shtëpi dhe makina. Ndërsa analizat e pamjeve të ANPR bënë të mundur identifikimin e disa targave të vjedhura dhe të instaluara në automjete të ndryshme të vjedhura.