Shtatë ton kafe e kontrabanduar është sekuestruar në Tiranë.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, gjatë operacionit “Coffe seeds” sekuestroi 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 ton, të cilat dyshohen të kontrabanduara.
Gjatë këtij operacioni u vu në pranga shtetasi me inicialet F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit E. T., 30 vjeç, M. T., 33 vjeç, A. Ç., 33 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, dhe A. S., 33 vjeç, të cilët ishin bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes.
Dyshohet se këta shtetas kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumente false të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar që të shmangin detyrimet doganore. Gjithashtu, kamionin që transportonte kafen nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., në Thumanë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 ton, të dyshuara të kontrabanduara.