Disa persona ua vënë zjarrin 2 veturave në Zveçan, policia nis hetimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2024, 10:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zveçan disa persona të panjohur ua kanë vënë zjarrin dy veturave të cilat ishin të parkuara para komunës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona, ndërsa policia ka nisur rast hetimi.

“Raportohet se nga persona të panjohur u është vënë zjarri dy veturave zyrtare të cilat ishin të parkuara para komunës. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit