Respekte për doktor Leonin, mjeku i dytë që ia plas fytyrës Ilir Beqajt

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20.02.2017, 11:31

Leon Kaza, mjek Obsteter Gjinekolog, nxjerr bllof me komentin e tij “investimet” e Ilir Beqës në shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ashtu si gjithë kabineti i qeverisë Rama e kanë për zakon ta propagandojnë çdo “punë” të tyren me nga dhjetëra foto në rrjetet sociale.

Shpeshherë komentuesit e përgënjeshtrojnë punën e tyre duke nxjerrë një kontradiktë të pastër mes realitetit dhe reklamës.

Këtë herë mjeku që punon në maternitetin e Lezhës e ka zënë ngushtë Ilir Beqajn me komentin e tij në Facebook. Në fakt ky është rasti i dytë që demaskohet ministri Beqaj pas denoncimit që bëri infermieri Frrok Bardhi.

Mjeku Leon Kaza shkruan: “Përshëndetje! Investimet në mjekësi janë të mirëpritura ndaj gjejnë përkrahje të gjerë. Janë bërë investime në maternitetin e Gjirokastrës, Sarandës e tani në Korçë. Pyes mbi ç'baza përcaktohen investimet?! Materniteti i Lezhës prej kohësh kërkon ndërhyrje, bazuar në statistika shërbimesh të ofruara dhe popullsie (u ofron kujdes shëndetësor rretheve Lezhë, Kurbin,Mirditë e tash së fundmi edhe Mat)besoj prej kohësh duhej ndërhyrë në përmirësimin e gjendjes e cila është e mjerueshme. Uroj së shpejti të jetë në planet tuaja!"

beqaj

beqaj komentuesi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit