INFORMACION PARAPRAK
Një konflikt me thika mes dy të rinjve në kafe ka rezultuar me plagosjen e njërit prej tyre.
21-vjeçari Albes K., nga Tropoja, dhe 27-vjeçari Arti A., nga Hasi, u përfshinë në një përleshje të dhunshme.
Një kalimtar i rastësishëm mbeti po ashtu i lënduar. Të dy personat e përfshirë në sherr pësuan lëndime, teksa 27-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, 21-vjeçari u shoqërua nga policia dhe ndodhez aktualisht në rajon.
Ende nuk janë zbardhur rrethanat e këtij konflikti të rëndë për të përcaktuar shkaqet që çuan në përshkallëzim të ngjarjes.