Sot në zonën e Freskut, rreth orës 5 të mëngjesit, raportohet nga qytetarët se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Tre djem kanë sulmuar një burrë duke e goditur me tullë nga koka pa pushim. Ngjarja ka ndodhur përballë furrës së bukës "Alna" dhe lokalit "Basic".
Banorët e pallatit pranë vendit të ngjarjes janë tmerruar nga brutaliteti i sulmit dhe kanë ndërhyrë duke thirrur që të ndalonin, por agresorët nuk i ndaluan goditjet. Një grua që kalonte rrugës gjithashtu ndërhyri duke u thënë djemve të ndalonin, por ata vazhduan ta dhunojnë ‘viktimën’. Policia dhe ambulanca u njoftuan nga banorët dhe mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që gjendja shëndetësore e burrit mbetet ende e paqartë.
Kjo ngjarje nuk është raportuar ende nga policia apo në media të tjera dhe nuk është hera e parë që ndodh kështu. Banorët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe kërkojnë më shumë informacion mbi gjendjen e personit të plagosur dhe arsyet e këtij konflikti të dhunshëm.
Denoncimi: