Shkelën rregullat e qarkullimit: Policia rrugore gjobit këmbësorët dhe drejtuesit e patinave elektrike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.07.2024, 17:22

Policia rrugore në Tiranë ka gjobitur disa këmbësorë dhe drejtues patinash elektrike pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia rrugore ka publikuar disa pamje ku vihen re këmbësorët që kalojnë në rrugën e makinave pa respektuar semaforin, ndërsa patinat elektrike kalojnë në korsi jo të dedikuara për to, duke vënë në rrezik edhe jetën.

Çdo rrugë e kryeqytetit është e monitoruar nga policia rrugore, të cilët i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Në këtë video shfaqen disa përdorues të patinave elektrike, si dhe këmbësorë, duke lëvizur në korsi jo të dedikuara për to, por në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë monitoron çdo rrugë të kryeqytetit dhe i bën thirrje çdo qytetari të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit