Turizmi ngadalëson, më pak të huaj vizituan Shqipërinë në qershor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.07.2024, 16:07

Ritmet e rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë ngadalësuar në muajin qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Në qershor, vendin e kanë vizituar gjithsej 1.24 milionë shtetas të huaj, një rritje prej 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por krahasuar me muajin maj, ku hyrjet e të huajve u rritën me 38%, kjo shifër përfaqëson një rritje më të ulët. Për momentin rekordin për këtë vit e mban muaji shkurt, me një rritje prej 55%

Ky trend i rritjes së ngadalësuar tregon se në muajin e parë të sezonit turistik, Shqipëria është vizituar nga më pak të huaj.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit të turistëve mund të përmendim çmimet e shërbimeve në sektorin hoteleri-turizëm.

Shumë turistë vijnë në Shqipëri me pritshmërinë se çmimet do jenë të ulëta, por kur përballen me realitetin kuptojnë se ato janë ndryshe seç reklamohen.

Gjatë këtij sezoni turistik me dhjetëra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA nga pushues, vendas dhe të huaj, të cilët kanë mbetur të pakënaqur nga çmimet qê nuk përkojnë me shërbimin që marrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit