Presidentja Osmani politikanja më e pëlqyer në Kosovë, Konjufca i dyti, Kurti i treti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2024, 15:52

UNDP ka publikuar të dhënat e matjes së pulsit publik në Kosovë. Qytetarët të cilët janë përgjigjur pyetësorëve të kësaj organizate janë shprehur rreth asaj se sa janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore, kryeministrit, presidentes e kryeparlamentarit.

Me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, kanë deklaruar se janë të kënaqur 58.3 %, ndërsa me punën e kabinetit ekzekutiv 53.3 %

Sa i përket kënaqshmërisë me punën e Kuvendit të Kosovës, 52.10 % të qytetarëve janë përgjigjur se janë të kënaqur, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin Glauk Konjufca shkon në 64.4 %

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas kësaj matje është politikanja me pëlqyshmërinë më të madhe që kap shifrën 69%, duke lënë kështu mbrapa kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Krahasuar me vitin 2023, të tre politikanët kanë rritje në përqindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit