Një shqiptar i cili mbahej në një spital të sigurt psikiatrik është deportuar me një fluturim direkt nga Zyra e Brendshme.
Bordet e Pavarura të Monitorimit (IMB), një mbikëqyrës për burgjet dhe qendrat e largimit të imigracionit, kanë ngritur shqetësime për incidentin e ndodhur me shqiptarin i cili ndodhej i shtruar në spital.
Sipas IMB, dokumentet e largimit iu dorëzuan shqiptarit në njësinë e sigurt psikiatrike nga një klinicist atje dhe jo nga një zyrtar i Home Office. Shqiptari nënshkroi dokumentet e lirimit, por monitoruesit e IMB thanë se ishin të pasigurt se ai e dinte se çfarë po firmoste 9 pasi të gjitha dokumentet ishin në anglisht dhe ata ishin të paqartë për nivelin e tij të të kuptuarit.
Kur u largua nga njësia psikiatrike, shqiptari u detyrua të priste në një furgon të Home Office para se të hipte në një avion për në Shqipëri.
IMB ka inspektuar nëntë deportime me charter në Shqipëri dhe ka zbuluar se trajtimi i atyre që u larguan "nuk kishte trajtim të drejtë dhe njerëzor në të gjitha aspektet".
Disa nga të larguarit ishin klasifikuar si të pambrojtur ndërsa ishin në paraburgim dhe IMB ishte në dijeni të tre incidenteve ku shqiptarër ishin përpjekur të merrnin jetën e tyre vetëm disa orë përpara se avionët e tyre të niseshin.
Gjithashtu u kritikua cilësia e shoferëve të autobusëve që çonin njerëzit nga qendrat e paraburgimit në aeroporte, pasi shumë prej tyre drejtonin automjeret në mënyrë të pasigurt.