Pse Rita Ora s’ka qenë kurrë në “Sunny Hill”? Ja si përgjigjet Dukagjin Lipa

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2024, 14:26

I ati i Dua Lipës dhe themeluesi i Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, ka treguar detajet e edicionit të këtij viti.

Në emisionin, ai ka treguar se festivali nis të enjten, 25 korrik, në orën 14:00 dhe vendi tashmë është bërë një park dhe ka disa skena. Edhe Dua Lipa do të jetë në Kosovë gjatë gjithë kohës së Festivalit.

“Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit”, -tha Dukagjini. I pyetur për armiqësinë e heshtur mes Duas dhe Rita Orës dhe nëse do jetë ndonjëherë Rita në “Sunny Hill”, Dukagjini tha se Rita ftohet çdo vit, por për shkak të angazhimeve të saj, nuk ka mundur të jetë pjesë deri tani.

“Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, -u shpreh ai.

“Sunny Hill” do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në “Sunny Hill Park”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit