Siljanovska pret ambasadorin e ri të Shqipërisë: Integrimi evropian është prioritet i të dy vendeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2024, 14:23

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani

Siç bënë të ditur nga Kabineti i Siljanovska Davkova, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ajo ka shprehur kënaqësi nga trendi zhvillimor pozitiv dhe i vazhdueshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes të dyja vendeve mike dhe vullnetit të ndërsjellë, gatishmërisë dhe përkushtimit për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

“Integrimet evropiane janë prioritet i të dy vendeve, njëjtë si dhe nevoja për përshpejtimin e këtyre proceseve në periudhën në vijim. Zgjerimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për rajonin në tërësi dhe do të kontribuojë në inkurajimin e reformave dhe proceseve demokratike. Të dyja vendet mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë në drejtim të realizimit të qëllimit përfundimtar dhe të përbashkët – anëtarësimit të plotë në Union”, tha presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar se të dy vendet janë aleatë në NATO dhe kanë një vizion të përbashkët dhe përkushtim për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik si në rajon ashtu edhe në nivel global.

Ambasadori Mejdani, në paraqitjen e tij në ceremoni, theksoi se misioni i tij është që pa pushim të punojë në ngritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit mes të dyja shteteve.

“Ne jemi dy kombe të cilët i bashkon qëllimi i përbashkët: të krijojmë të ardhme për progres, paqe dhe të ardhme e cila premton. Bashkë e ecëm rrugën e integrimit euroatlantik, duke kuptuar se fatet tona janë thurrur. Bashkë, mund të krijojmë një fener stabiliteti dhe rritjeje në Ballkan, një shembull se çfarë është e mundur nëse uniteti dhe bashkëpunimi udhëheqin rrugën”, tha ambasadori Mejdani.

Presidentja Siljanovska Davkova ambasadorit Mejdani i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit me përgjegjësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit