Pronari i byrektores akuzon JOQ: Më shantazhuat me nr. privat për byrekët se jam nga Kosova!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.07.2024, 12:32

Gjatë gjithë kohës, JOQ Albania është përballur me shumë sulme të ndryshme, por me sulme që na kanë bërë për të qeshur, rrallë jemi ndeshur.

Ditën e djeshme, stafi ynë, publikoi foton e një byreku me gjizë dhe një fature, ku thuhej se ky byrek kushtonte 500 lekë të reja, ose 5 mijë lekë të vjetra, në një restorant apo byrektore në jug të Shqipërisë, më konkretisht në Dhërmi.

Komentet ishin të ndryshme, nga qytetarë që ishin dakord deri tek ata që kundërshtonin me të madhe këtë çmim të lartë.

Nuk është hera e parë që JOQ publikon çmime skandalzoe të produkteve apo shërbimeve në jug të vendit dhe kjo jo për shkak të fjalëve të përhapura lart e poshtë se paguhemi nga fqinjët për të dëmtuar turizmin, por për të treguar dhe ndërgjegjësuar ata që abuzojnë, që të rregullojnë çmimet, në mënyrë që të mbajnë shqiptarët brenda Shqipërisë, pasi vitet e fundit, shumë pushues kanë braktisur vendin tonë, duke u larguar në shtete të tjera turistike dhe kjo për shkak të ofertave më të lira.

Pra thënë shkurt, po ju themi njerëzve të thjeshtë, që çmimet në jug janë të larta, po abuzojnë, ose më qartë, po ju vjedhin.

Por, Atdheu, pronari i restorantit (byrektores-siç i është drejtuar qytetari) nuk i ka pëlqyer që një klient i tij nuk ka rënë dakord me çmimin e produktit që ka marrë dhe ka gjetur rast të krijojë situatë të rreme.

Atdhe Islami, përmes një postimi në facebook dhe ndoshta duke paguar edhe media periferike, thotë se gazetarë të JOQ-së, e kanë marrë në telefon dhe e kanë shantazhuar për publikim e kësaj fotoje. Pra, sipas pronarit te restorant “Prishtina”, ne përpara publikimit e kemi marrë në telefon me numër privat dhe i kemi thënë “Ose na jep lekë, ose të nxorrëm byrekun...me gjizë...”(Kjo është pjesa ku kemi qeshur më së shumti...)

Mes të tjerash ai shton dhe një detaj skandaloz, ku thotë se JOQ e ka shantazhuar sepse është nga Kosova.

Gjithashtu, ai thotë se byreku kushton aq shumë se nuk është byrek i thjeshtë, por byrek shtëpie, megjithatë nga fotoja mund ta vlerësojë kushdo se çfarë byreku është.

Megjithatë, në përfundim të gjithë kësaj, JOQ Albania, nuk mori pagesën për byrekët me gjizë dhe vendosi që të publikojë foton. Fati i mirë i Atdheut, që klienti nuk ka marrë speca të mbushura, domate të mbushura apo pastiçe që kushtojnë mbi 6 mijë lekë, pasi dhe gjoba jonë do ishte më e madhe dhe telefoni i Atdheut nuk do ndalonte se rëni.

Atdheu bën mirë që të marrë guximin dhe të flasë për gjobat që u paguan inspektorëve, të cilët këtë vit duket se kanë rritur vlerën. Nëse Atdheu flet për këta inspektorë që u bëjnë presione pronarëve të biznesit, athere është duke bërë një vepër të mirë për vendin.

Nëse nuk paguan këto gjoba, është e sigurt që çmimet do i ketë më të lira.

Pasi mësuam për byrektoren e Atdheut, u futëm të shikonim se çfarë pështypjesh kishin klientët që ai kishte pasur për shërbimin që ofronte ky biznes dhe u shokuam.

Pothuajse të gjithë ishin të pakënaqur dhe ankoheshin për cilësinë e ushqimeve dhe për çmimet e larta. Gjithashtu kishte dhe nga ata që ishin fare të pakënaqur nga shërbimi në përgjithësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit