Të huajt po blenë më shumë prona në Vlorë! Shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.07.2024, 12:06

Të huajt po investojnë më së shumti në pasuri të paluajtshme në bregdetin e Vlorës, si apartamente, biznese apo vila përgjatë bregdetit. Ata interesohen për blerje prone me qëllim investimi.

Përafërsisht kërkesa gjashtë muajt e fundit është rritur me 20%.

“Ka kërkesa për prona në Vlorë, në Lungomare, Uji i Ftohtë e deri në Radhimë. Kryesisht janë blerës nga Polonia, Ukraina por dhe Gjermania”, u shpreh një agjent imobiliar.

Kjo situatë shpjegon edhe çmimet gjithnjë në rritje të ndërtimeve të reja, duke e bërë të pamundur të gjesh një apartament në Vlorë me çmim nën 1600 euro metri katror. Ndërsa në zonën elitare tek Uji i Ftohtë çmimi shkon deri në 4000 euro metri katror.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar biznese dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqendrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit