Qëlloi me çifte djalin, 83-vjeçari: Ai më rrihte, por jam penduar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.07.2024, 10:39

Agim Shkullaku është 83-vjeçari nga Pogradeci, i cili pasditen e djeshme plagosi me armë zjarri djalin e tij.

Kur është marrë në pyetje nga hetuesit, i moshuari ka shprehur pendesë, por ka deklaruar se djali i tij Përparimi ushtronte dhunë ndaj tij.

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, 83-vjeçari është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë që djali i tij 47-vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit