Udhëtari: 17 mijë lekë dy kalcone me Wudy të papjekura

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.07.2024, 23:46

Një udhëtar i TIA i cili po priste fluturimin e tij për në Bologna ka shprehur zemërimin lidhur me përvojën konsumatore në një prej dyqaneve në aeroport.

Udhëtari ankohet se ka blerë një shishe ujë dhe dy kalcone për çmimin 17 mijë lekë të vjetra. Ai pretendon se salcicet Wudy “të mbështjellura me brumë”, ishin të pa pjekura dhe të papërshtatshme për konsum.

"Një shpifësirë e Shqipërisë," e cilëson ai, ndër të tjera duke theksuar se kjo përvojë mund të ndikojë negativisht në perceptimin e turistëve për vendin.

Në denoncimin e tij, qytetari shpreh shqetësimin se sjellje të tilla mund të largojnë turistët nga Shqipëria, duke theksuar se shumë prej tyre mund të mos kthehen më.

QYTETARI SHKRUAN: “Pershendetje JETA OSHT QEJF, Desha te ndaj me ju nje shpifsire te Shqiperise, jam ne aeroport Nene Teresa, po pres te fluturoj per Bologna, mora dy Wudy te sturpulluara me brume te pa pjekur, dhe nje shishe uje, pagova 17 mije leke, mua me ra goja duke ftuar te huajt te vizitojne shqiperine, sepse dua qe vendi im te perparesoj, dhe te zhvillohet, por kjo qe po shikoj edhe par nja dy vjet sa te na dali Zeri i zi do vijne turiste, por ju premtoj qe kush vjen nuk rikthehet me. Nuk kam ngel te qaj per 17 mije leke, por gjesti eshte shume i shpifur!”,-shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit