Policia kavajote luan GTA, përplas qytetarin gjatë arrestimit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.07.2024, 22:45

Një ngjarje e paprecedentë me nota humori është regjistruar ditën e sotme gjatë një operacioni policor në Kavajë, ku një burrë është përplasur nga makina e policisë gjatë aksionit të arrestimit.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët kanë raportuar situatën për JOQ.

Sipas dëshmitarëve, burri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, po ndiqej nga efektivët e policisë kur ndodhi përplasja. “Një episod si në GTA,” – shkruan një qytetar në rrjetet sociale, duke krahasuar skenën me lojën e famshme video, Grand Theft Auto.

Efektivët e policisë raportohet se e kanë përplasur me makinën e tyre gjatë përpjekjes për ta ndaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit