Qeveria ka bërë të ditur se ka shkarkuar edhe anëtarët e Bordit udhëheqës në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe ka emëruar anëtarë të rinj.
Nga FIZHT-ja janë shkarkuar Fatlume Rexha – Lusjani, Natasha Geshoska, Sherefedin Ibishi, Lubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrijan Fazilja, dhe në vend të tyre Qeveria e re emëroi:
Ivo Nikollovski, Bllagoja Denkovski, Kirill Kovçegarski dhe Bojana Naumovska për periudhë 3-vjeçare, ndërkaq për periudhë 2-vjeçare janë emëruar edhe Nada Cvetkoska, Marija Gjorgjievska dhe Bllagojçe Llazoroski.