PTHP Gostivar ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh me qëllim të sigurimit të dëshmive të caktuara për tre personat e paraburgosur në lidhje me vrasjen e djeshme në Gostivar.
Pas skadimit të atij afati ligjor, siç informojnë nga PTHP Shkup, prokuroria do të informojë për procedurën hetimore dhe masat e reja të sigurisë që do të propozohen.
“Konform informacioneve fillestare, motivi i vrasjes janë mosmarrëveshjet dhe konfliktet shumëvjeçare mes autorëve të vrasjes dhe viktimës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Dje rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në =653 2 është qëlluar me armë automatike drejt R.K. (35) nga fshati Debreshë.
“Autorë të dyshuar të krimit janë vëllezërit J.V dhe B.V. nga i njëjti fshat. Ata në momentin e ekzekutimit ndodheshin në automjetin e udhëtarëve tip “Volvo” me targa zvicerane. Njëri prej tyre, B.V. është i arrestuar. Nga ai është marrë pushka automatike, me të cilën e ka kryer krimin, theksoi dje zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.