E rëndë: Humb jetën aksidentalisht një 32-vjeçare shtatzënë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2024, 19:02

Një grua e moshës rreth 32-vjeçare, nga Komuna e Malishevës, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Naser Syla drejtori i Emergjencës në QKUK.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.

“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Syla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit