Pronat e Radojçiqit i kalojnë në shfrytëzim Policisë së Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2024, 15:38

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme propozimin për ndryshim-plotësimin e udhëzimit administrativ, që mundëson që pronat e sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojçiq t’i kalojnë në menaxhim dhe shfrytëzim Policisë së Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë prezantimit të këtij proopozimi tha se kjo po bëhet me synim të rritjes së sigurisë.

“Ky ndryshim është bërë me qëllim për shkak se disa prona që janë në fazën e sekuestrimit dhe që gjenden në pika të një rëndësie strategjike të kalojnë në menaxhim dhe shfrytëzim të institucioneve të sigurisë, me synim të vetëm për rritjen e sigurisë shtetërore, territorial dhe institucionale dhe rendit publik në atë pjesë të vendit. Bëhet fjalë për pronat e kryeterroristit Milan Radojiçiq. Këto prona që kanë qenë të të tij, tash janë në menaxhim të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht në Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Sipas diskutimeve që kemi pas, ne planifikojmë që këto prona t’i japim për Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Policinë e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu gjatë mbledhjes së qeverisë.

E Kryeministri Albin Kurti tha se këto prona gjenden në pika strategjike dhe se shfrytëzimi dhe menaxhimi i tyre nga institucionet e sigurisë, është i rëndësisë nacionale

“Shkurtimi i procedurave të dhënies me qira të pasurive të paluajtshme pa ankand publik në fazën e sekuestrimit, është bërë me qëllim të përshpejtimit të kalimit të pronës së paluajtshme nga Agjencia në shfrytëzim të institucionit publik që e kërkon atë. Kjo për shkak se disa pasuri që tashmë janë sekuestruar gjenden në disa pika strategjike të territorit tonë, konkretisht në veri të vendit. Shfrytëzimi dhe menaxhimi i tyre enga institucionet e sigurisë është i rëndësisë nacionale dhe i kontribuon rritjes së sigurisë territorial në përgjithësi e posaqërisht qytetarëve të vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit