Singapori lë pas Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën për pasaportën më të fuqishme në botë.
Të kesh një pasaportë Singapori do të thotë të kesh hyrje pa viza në 195 destinacione globale, duke e vendosur shtetin e qytetit në krye të Indeksit të Pasaportave Henley.
Ndërsa katër vendet evropiane, të cilat mbanin vendin nr 1 në fillim të vitit, tani janë në vendin e dytë së bashku me Japoninë.
Shtatë kombe zënë vendin e tretë për herë të parë. Mbajtësit e pasaportave nga Austria, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Koreja e Jugut dhe Suedia mund të hyjnë në 191 vende pa probleme.
Renditja, e publikuar nga konsulenca e imigracionit me bazë në Londër, Henley & Partners, përdor të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror për të renditur aksesin e 199 pasaportave në 227 destinacione udhëtimi.
Mbretëria e Bashkuar, e cila në vitin 2014 mbante vendin e parë së bashku me Shtetet e Bashkuara, është në vendin e katërt (190 destinacione), krahas Zelandës së Re, Norvegjisë, Belgjikës, Danimarkës dhe Zvicrës.
Australia dhe Portugalia ndajnë vendin nr.5 (189 destinacione) ndërsa SHBA-ja ka rënë në vendin e tetë, me akses pa viza në 186 destinacione.
Shqipëria renditet në ved të 43-të në këtë indeks. Me pasaportën shqiptare mund të udhëtosh pa viza në 123 shtete. Ndërsa Kosova renditet 20 vende më poshtë, në të 63-tin, me pasaportën e saj të vlefshme për të udhëtuar pa viza në 79 destinacione.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.