Dy peshkatarë në Nju Hempshir janë tmerruar kur një balenë ka dalë nga uji dhe është hedhur në varkën e tyre.
Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, shihet balena që del nga uji dhe hidhet mbi varkë, duke hedhur në ajër dy burrat.
Sakaq, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë pa u lënduar.
Ekspertët thanë se ngjarja ka ndodhur për shkak të motit të keq pasi balena ka qenë duke ngrënë kur ka dalë nga uji.
Sipas shpjegimit të tyre, balenat dalin në sipërfaqen e ujit me gojën hapur për të kapur peshqit përpara dhe e mbyllin ose pak para se të dalin nga uji ose menjëherë më pas.
http:// There is a pissed off whale patrolling the waters of Portsmouth NH today. Head on swivel if you’re out there pic.twitter.com/xQPIHs8ZjN