Plagosi 27-vjeçarin se i ngacmoi të dashurën, Gjykata e Lezhës dënon me burg 30-vjeçarin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.07.2024, 12:58

Ermir Lucaj është dënuar me burgim pa afat të caktuar për plagosjen e 27-vjeçarit, Alfred Marku. Sipas autorit të ngjarjes, Marku e ka provokuar dhe ai nuk ka dashur ta qëllojë me armë zjarri, por vetëm ta trembë.

Pavarësisht nga këto pretendime, gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosja e rende me dashje” dhe “Armëbajtja pa leje”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi të dielën në plazhin e Talës, në një zonë të papopulluar nga pushuesit, kur dy të rinjtë u konfliktuan, sepse sipas burimeve Marku i kishte ngacmuar të dashurën Ermir Lucajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit