Në Shqipërinë e Rilindur 2024 nuk ka rëndësi turizmi real por ai virtual dhe i reklamuar në rrjetet sociale.
Për të treguar pikêrisht turizmin real dhe problematikat me të cilat pushuesit, shqiptarë por edhe të huaj, përballen gjatë sezonit turistik, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.
Këtë vit ai ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Qerret, por mungesa e ujit është kthyer në një makth të vërtetë. Ai thotë se edhe pse ka paguar 65 euro/ditën për apartamentin, në kompleksin “Dielli” s’ka ujë fare.
Ai është indinjuar shumë nga kjo situatë, pasi thotë se e gjithë zona e Qerretit nuk ka ujë dhe pushuesit nuk kanë as me çfarë të lahen.
Qytetari kërkon një zgjidhje të menjëhershme për këtë problematikë pasi në një kohë që temperaturat shënojnë 40 gradë, mungesa e ujit është një problem serioz dhe turizmi zerohet.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje,jam nje qytetar kam ardhur per pushime ne qerret ne kompleksin dielli. ktu paguajm nga 65 euro diten dhe skemi as uje. uji thon eshte me orar por dhe oraret qe jan ktu te ne nuk funksionon sepse eshte kati 3. A mund te na ndihmoni ose te beni nje apel per pushuesit qe duan ti presin pa uje. jeni faqa qe ndiqeni me se shumti ne te gjithe vendin edhe jasht saj. besoj qe vetem ju mund ti jepni nje zgjidhje sepse te ju i kemi shpresat. e gjith kjo zone ktu nuk ka uje. Flm dhe shpresoj qe te kemi nje zgjidhje fale jush