“Qenke bërë e bukur sot”, mjekja Alketa Pere s’iu reziston dot “komplimenteve”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2024, 12:05

Mjekët e spitalit Onkologjik janë paraqitur në GJKKO për t’u njohur me masat e sigurisë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë dhe dosja në ngarkim të 7 të të akuzuarve i kaloi SPAK.

Por ndryshe nga hera e parë ku mjekët ishin të revoltuar dhe nuk iu pëlqente prania e mediave, këtë herë ishin më të relaksuar.

Mjekja Alketa Pere, u shfaq e buzëqeshur dhe e kuruar para mediave. Ajo zgjodhi të kalonte para gazetarëve me syze dhe telefonin në vesh, por “komplimenteve” të tyre s’u rezistoi dot.

“Qenke bërë e bukur sot”, ishte ironia që përdorën gazetarët për mjeken e cila u largua duke buzëqeshur dhe la avokatin t’i falenderonte.

Ndërkohë që mjeku Edmond Gashi këtë herë ishte më i qetë dhe nuk dha asnjë prononcim për mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit