U merrnin para qytetarëve që të parkonin në hapësirat publike, e pësojnë tre persona në Durrës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.07.2024, 10:46

Tre shtetas janë proceduar penalisht pasi iu merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në dy hapësira publike pa pagesë, në Rrugën Taulantia, në Durrës.

Shtetasit me iniciale M.V., 34 vjeç, A.V., 39 vjeç, vëllezër, dhe shtetasi R.H., 24 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Një fenomen ky jo shumë i rrallë është në vëmendjen e policisë të cilët në bashkëpunim me qytetarët do të marrin masa për çdo rast tjetër të ngjashëm në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit