Vajzën ia shfrytëzonin për prostitucion, nëna e 16-vjeçares: E kanë kërcënuar dhe gënjyer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2024, 10:12

Nëna e 16-vjeçares që është abuzuar seksualisht dhe shfrytëzuar për prostitucion nga dy persona, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Duke folur për mediat ajo tha se vajza është kërcënuar për të mos treguar dhe në një rast vajza ka menduar të mbytet.

Sipas saj 26-vjeçari Marsel Baci vinte me motor dhe e merrte nga shkolla.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.

E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”

Marsel Baci 26-vjec dhe Selam Hyka 41-vjec akuzohen për veprën penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit