Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bathore.
Një 8-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës.
Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes