AUV gjen dhe refuzon për import një ngarkesë prej 26 ton mish të shkrirë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2024, 22:27

Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë.

Sipas tyre, për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit, Inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit.

“Sipas certifikatës se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftimin e AUV.

Ngarkesa është me origjinë nga shteti i Brazilit, produkt mish gjedhi i ngrirë në sasi prej 26 022 kg bruto.

“E transportuar me anie, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore. Vigjilenca dhe profesionalizmi i inspektorit në rast, ka bërë qe ngarkesa të detektohet shpejt, në të njëjtën kohë masa, veprimi është në përputhje me procedurën dhe ligjet në fuqi. Gjatë gjithë kohës AUV në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, punojnë qe secila ngarkesë, qe ka për destinacion tregun e vendit tonë, paraprakisht të marrë të gjitha vlerësimet profesionale të bazuara në ligje. Të cilat garantojnë se produktet e destinuara për konsum janë të sigurta.

Pa marrë parasysh stinën, vendin e hyrjes se ngarkesave. Të gjitha kontrollohen me përkushtim maksimal. Gjithmonë duke përmbushur të detyrat në ruajtje të shëndetit publik. Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit