U rrëzua nga motori në Lezhë, humb jetën i moshuari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.07.2024, 20:34

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Mamurras-Laç. Shtetasi H.C., 82 vjeç u rrëzua me motor sapo doli nga oborri i shtëpisë.

Menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i Policisë

Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit