Daçiq: Një person nga Sllovenia organizoi transportin e Faton Hajrizit përmes Serbisë, ende s’e dimë për kë bëhet fjalë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2024, 18:29

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka vazhduar ta cilësojë “si akt terrorist dhe të organizuar”, vrasjen e një polici serb në Lozincë dhe plagosjen e një tjetri, nga i dyshuari Faton Hajrizi, i cili më pas është vrarë nga policia serbe.

Daçiq ka pretendruar se pas arratisjes së Faton Hajrizit nga burgu në Kosovë, nuk është lëshuar fletëarrest për të. Ministri serb, po ashtu ka thënë se vëllai i Fatonit, Ariani është ai që ia ka dërguar dokumentet e tij personale, dhe se deklarata e tij se Fatoni ka qenë në Gjermani është gënjeshtër.

“Mundohem të mos ndërhyj në punën operative të policisë, por si ministër jam përgjegjës për të gjitha këto çështje dhe duhet të përgjigjem. Gjithçka që kam si informacion është informacion nga policia. Ne nuk bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës sepse nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur.

Bashkëpunimin policor e arrijmë përmes EULEX-it dhe organizatat tjera policore që kanë zyret e tyre. Çfarë ndodhi atje, pse, kur ai iku? Ata u përgjigjën se nuk ishte lëshuar asnjë urdhër.

Për të nuk është lëshuar asnjë urdhër. E keni parë që e njëjta gjë ndodh me disa njerëz, dikujt i pëlqen të ulet dhe të kritikojë çdo fjali të folur, të dënojë vëllain e tij që është në Gjermani. Ai ia ka dhënë dokumentet e Gjermanisë, pasaportën e Kosovës dhe letërnjoftimin. Më pas ka qëlluar në drejtim të policëve dhe ka ikur. Bazuar në këtë, i dyshuari i parë është vëllai i tij. Kur pa se çfarë ndodhi, vëllai i tij shkoi në policinë e Hanoverit në orën 11:55 dhe raportoi se i kishin vjedhur dokumentet. Ai ka deklaruar se dokumentet i ka vjedhur vëllai i tij, i cili thotë se një ditë më parë ishte me të në Hanover. Për të bërë një pyetje logjike, si, ne ia bëmë atë pyetje Gjermanisë.

Vrasja ka ndodhur në orën dy e gjysmë të mëngjesit, që do të thotë se një ditë më parë ka qenë në Hanover dhe pasdite është larguar nga Presheva. Pse dikush do të kthehej nëse do të donte të arratisej në Gjermani? Është menjëherë e qartë se është një gënjeshtër”, citohet të ketë thënë Daçiqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit