Zhvillimet e fundit në vend, Albulena Haxhiut i ofrohet Mbrojtja e Afërt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2024, 20:40

Zhvillime të shumta pati së fundi në vendin tonë. E si shkak i shumë zhvillimeve që lidhen me sigurinë dhe drejtësinë në vend, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tanimë po “ruhet” nga zyrtarët policorë në vend.

Ministrja Haxhiu tashmë është nën sigurinë e shtuar të Policisë së Kosovës.

Edhe pse nuk dihet nëse ministrja Haxhiu është kërcënuar drejtpërdrejtë, asaj i është ofruar siguri më e madhe policore.

Ajo është përcjellur edhe sot nga zyrtarë policorë, të cilët do të sigurojnë atë përgjatë kohës sa “vlerësohet se është në rrezik të mundshëm”.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve që lidhen me ministrinë e Drejtësisë hy pikërisht arratisja e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës.

Hajrizi arriti që më 6 korrik të arratiset për të nëntën herë radhazi nga shumë burgje të vendit.

Por këtë herë, situate doli edhe më keq.

Në Serbi u raportua për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri, derisa në vendin e ngjarjes u gjetën dokumentet e kosovarit, Artan Hajrizi.

Artan Hajrizi rezultoi të jetë vëllai i Fatonit. Pas nisjes së kërkimeve nga autoritetet serbe për këtë të fundit, vetë Artan Hajrizi ka theksuar se Fatoni ia kishte vjedhur atij dokumentet dy ditë më parë në Gjermani, saktësish në Hanover.

Pas vrasjes së policit serb, Policia aktivizoi mbi 200 zyrtarë policorë, helikopterë e dronë të shumtë për të kërkuar të dyshuarin. Pas më shumë se 40 orë kërkim, ministri i Brendshëm serb, Iviça Daçiq deklaroi se Hajrizi është vrarë nga policia serbe.

Ai tha se Hajrizi kishte refuzuar të dorëzohej dhe kësisoj zyrtarët policorë kanë shtënë me armë mbi të.

Madje mediat serbe publikuan edhe fotografi që thonin se janë të Faton Hajrizit. Mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës theksoi se nga rezultatet e gishtërinjve del se trupi të cilin thanë serbët se është vrarë është i Hajrizit.

Por të njëjtit kanë theksuar se janë në pritje të marrjes së trupit të Hajrizit dhe kthimit në Kosovë. E në vazhdën e shumë zhvillimeve është kërkuar edhe dorëheqja e ministres Albulena Haxhiu, e cila edhe ka nën drejtim Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Përpos kësaj, ministrja Haxhiu prej dy ditësh është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale në Kosovë.

Sot është dita e dytë me radhë që Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria, pikërisht pas deklaratës së saj se arratisjet nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

Ditë më parë, Haxhiu shkroi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës – e mes të arratisurve ishte edhe Faton Hajrizi – janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Ndryshe Serbia vazhdimisht ka tentuar që ngjarjen me Faton Hajrizin ta përdorë politikisht duke thënë se ishte “sulm terrorist” Madje këta të fundit shkuan edhe më larg duke u munduar që rasti të “barazohet” me atë të Banjskës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit