Djali i pronarit të ‘Lajthizës’ plagosi 3 persona, arrestohen dy shokët që i fshehën armën pa leje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2024, 15:15

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në një restorant luksoz në komplekin “Delijorgji” te Rruga e Kavajës.

Edison Elezaj 32-vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, ka plagosur me armë zjarri 3 persona, dy vëllezër dhe motrën e tyre.

Dy djemtë e moshës 36 dhe 34-vjeç pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë larguar nga spitali, ndërsa motra e tyre, binjake me 36-vjeçarin, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Edhe pse policia në fillim e klasifikoi këtë ngjarje si aksidentale dhe të shtënat si shkrepje të pavullnetshme, e vërteta tani është ndryshe.

I riu e ka patur armën pa leje dhe akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje”. Ndërsa dy shokët, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj që e ndihmuan për të fshehur armën janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Elezaj vijon të jetë në kërkim, ndërkohë që gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes dhe fshehur nga dy shokët e Elezajt.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:- u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;- u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit