Një plagosje me armë zjarri ka tronditur Durrësin mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Një 31-vjeçar i identifikuar si Adil Hizdri, nga Shijaku, ka qëlluar 70-vjeçarin, Fadil Hunda.
Romir Hunda, djali i 70-vjeçarit, ka deklaruar se autori i ngjarjes i kishte borxh atyre dhe se ka dashur t'i marrë peng babanë.
“Nuk i kemi asnjë qindarkë borxh Adil Hizrit. Adil Hizdri është paguar për dy muajt që ka qëndruar në punë në kompaninë tonë. Punonte me karrotrec. E hoqëm nga puna sepse na krijoi disa probleme, përplasi makinën. Adili na ka borxh neve, sepse na ka bërë dëme te puna.”
Më pas, ai u shpreh se kishin më shumë se katër muaj që nuk kishin të bënin më me Adilin dhe se ky i fundit ka dashur t’i marrë peng babanë.
“Adil Hizri ka tentuar të më marrë peng babanë. Im atë as që e njeh Adil Hizdrin. Atë ditë e ka marrë në telefon dhe ka kërkuar ta takojë. Janë takuar në trotuar. I ka kërkuar të futet në makinë. Babai s’ka pranuar dhe aty ai e ka qëlluar."