Shyqo Kalemi la Tiranën për të jetuar i sigurt në Memaliaj, por u vra në lokalin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2024, 12:54

Masakra me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur në Memaliaj vijon të jetë e pazbardhur.

Edhe pse policia ka marrë në pyetje rreth 25 persona ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ka gjetur armë në makinën e djegur të autorëve, ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Në atentatin e mesnatës së 20 korrikut dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona dhe njëri prej tyre ka patur rolin e shoferit, ndërsa tjetri rolin e ekzekutorit.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar mjetin e autorëve tip “BMW” me targa gjermane pak para se të ndodhte atentati, por personat e marrë në pyetje thonë se nuk e kanë parë këtë mjet në rrugët e Memaliajt.

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e këtij atentati ku mbetên të vrarë Shyqyri Kalemi, shênjestra e dyshuar, Gledian Muka kamarieri i lokait dhe Marsel Çela, klient i lokalit.

Shyqyri Kalemi, i cili ishte babai i Andrea alias Adriatik Kalemit dhe Zamir Kalemit mësohet se para pak kohësh kishte shkuar në Memaliaj për të jetuar pasi kishte qëndruar në Tiranë.

Kalemi mësohet se është kthyer në vendlindjen e tij për të qenë më i sigurt duke qëndruar edhe në zona të sigurta. Një prej zonave të sigurta pretendohej edhe lokali i tij në të cilin po pinte edhe kafenë e fundit me vëllain, i cili mbeti i plagosur.

Por ky lokal që ai e mendonte të sigurtë, u bë vendngjarja e një masakre ku humbën jetën dy të pafajshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit