Një turiste në Londër pësoi një lëndim serioz pasi kali i rojës mbretërore i kafshoi krahun.
Ndonëse jashtë atraksionit turistik të Muzeut të Kavalerisë Mbretërore kishte një tabelë ku shkruhej: “Kujdes, kuajt mund t’ju kafshojnë ose shkelmojnë!”, turistja nuk ngurroi dhe u afrua për të bërë fotografi.
Sakaq, kali e kafshoi në krah. Turistja u largua duke bërtitur drejt miqve të saj para se të ulej përtokë duke mbajtur krahun me dorë.
Pavarësisht nga incidenti, turistët nuk dukej se nxorën mësim pasi përsëri i afroheshin kalit dhe tentonin ta preknin.
Mediat vendase raportuan se nuk ishte nevoja që turistja e lënduar të dërgohej për mjekim në spital.
http:// JUST: A tourist was bitten on the arm by a King's Guard horse after she attempted to pose for a photo, ignoring the warning sign that read, "Beware. Horses may kick or bite. Don’t touch the reins. Thank you."
pic.twitter.com/627KiSLkp3