Një i moshuar në Burrel ka humbur jetën nga zjarri që ndezi për të djegur disa kashta gruri.
76-vjeçari Nazif Nura, me origjinë nga fshati Shoshaj pësoi djegie të shkallës së lartë kur flakët e grurit dolën jashtë kontrollit.
Ai u shtrua me urgjencë në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel, por nuk i shpëtoi dot plagëve të rënda dhe mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në spitalin e Traumës.