Peshkaqenët në brigjet e Brazilit rezultojnë pozitivë në testet për kokainë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.07.2024, 11:28

Prej kohësh studiuesit kanë sugjeruar se jeta nënujore mund të ndikohet nga droga e hedhur në ujë nga kontrabandistët, me tonelata të gjetura në Florida, në Amerikën Jugore dhe Qendrore.

Një studim nga “Fondacioni Oswaldo Cruz” në Brazil ka gjetur prova se peshkaqenët po preken nga drogat që ndotin oqeanin.

Studiuesit morën në shqyrtim 13 peshkaqenë brazilianë dhe u testuan muskujt dhe indet e mëlçisë duke përdorur teknikën standarde të quajtur kromatografia e lëngshme me spektrometrinë e masës për të kërkuar kokainën dhe benzoilekgoninën, metabolitin kryesor. Këto teste rezultuan pozitivë, me një përqendrim 100 herë më të lartë krahasuar me raportimet e dikurshme për krijesat e tjera ujore.

Ky është studimi i parë që zbuloi praninë e kokainës te peshkaqenët dhe zbuloi se substanca ishte më e përhapur në indet e muskujve sesa në mëlçinë e peshkaqenëve.

Megjithatë, studiuesit thanë se fusha e kërkimit ishte "shumë e kufizuar" dhe ndikimi i kokainës ose benzoilekgoninës në jetën nënujore nuk dihet ende plotësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit