Trashëgimtari i ujit “Lajthiza” plagosi tre persona me armë në party!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.07.2024, 13:47

Një festë e disa të rinjve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi mesnatën e kaluar në një lokal në rrugën e Kavajës në Tiranë. Tre persona u plagosën dhe u dërguan për trajtim në një spital privat në kryeqytet.

E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç (dy të fundit vëllezër) kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore dy prej tyre janë larguar në shtëpi, ndërsa 36-vjeçarja me iniciale E.P vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër, 32-vjeçari që qëlloi me armën që mbante pa leje është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, autori i plagosjes është Edison Elezaj, 32 vjeç, djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj, pronar i ujit Lajthiza.

Edison Elezaj mbante armë dyshohet pa leje, teksa çështja në mënyrë të dyshimtë është manipuluar nga policia.

Rrethanat e plagosjes mbeten të paqarta dhe skandali qëndron në faktin se policia dyshohet se po fsheh dhe manipulon ngjarjen, duke dalë në përfundimin se Edison Elezaj ka qëlluar aksidentalisht. Mediat gjithashtu po fshehin të vërtetën.

Në vitin 2019, Edison dhe vëllai i tij R. Elezaj, u përfshinë në një konflikt me Altin Isaraj, vëllai i ish-Drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj. Për më tepër, Hajri Elezaj, në vitin 2013, u dënua me 6 muaj burg për përfshirjen e tij në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin.

Kohët e fundit, kompania “Lajthiza” e Hajri Elezit është denoncuar për tentativën e zaptimit të 7 burimeve në Mirditë për të ndërtuar fabrikë uji dhe hidrocentral, duke shkelur vendimet e gjykatës. Këto fakte tregojnë për dobësinë e shtetit ligjor dhe mungesën e barazisë para ligjit për oligarkët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit