Vrau me thikë 28-vjeçarin italian, shqiptari: Thjesht doja ta trembja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2024, 11:29

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Stefano Bartolit në Spoleto, Itali mbrëmjen e së shtunës.

Mediat vendase raportojnë se vrasja e 28-vjeçarit italian nga shqiptari Erjon Behari ishte një tragjedi e paralajmëruar, e bazuar në çështje financiare.

Por një takim sqarues mes Stefano Bartolit dhe Erjon Beharit mbrëmjen e së shtunës nuk shkoi mirë. Ata janë takuar për të diskutuar një çështje financiare por kjo ka shkaktuar tensione para shtëpisë së Beharit, 43-vjeçari shqiptar, banues në Via Due Giugno.

Behari dyshohet se nën efektin e alkoolit ka goditur me thikë kuzhine Bartolin, 28 vjeç në krah. Gjatë marrjes në pyetje, Behari deklaroi se nuk kishte pasur qëllim ta vriste Bartolin, por e kishte goditur për ta larguar, duke menduar ta plagoste vetëm sipërfaqësisht.

Behari ndodhet i ndaluar në burgun e Spoletos, i akuzuar për vrasje me dashje. Arma e vrasjes është sekuestruar dhe priten sqarime të mëtejshme mbi dinamikën e ngjarjes, veçanërisht për plagën vdekjeprurëse, nga rezultatet e autopsisë që do të kryhet në ditët në vijim në Perugia.

Pasi u plagos, Bartoli kërkoi ndihmë dhe u shpëtua nga një e moshuar, e cila së bashku me djalin e saj tentuan të kujdeseshin për plagën. Bartoli vdiq pak pasi mbërriti në spitalin e qytetit.

Bartoli dhe Behari ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe të dy i përkisnin botës sê krimit dhe problemeve në Spoleto. Sipas hetuesve, ata ishin përgjegjës si bashkëpunëtorë për dëmet e shkaktuara në lokale dhe biznese muajt e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit