Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Porcelanit në Tiranë, ku një mjeti tip Audi është përplasur ballë për ballë me një makinë të kuqe, duke i shkaktuar lëndime të rënda drejtuesit.
“Aksident te porcelani, faji i ktij shoferit audit, me mbi 120, e mori n qaf kte me makine t kuqe thy kom e duar. Shkoi i ra kok m kok Nuk u ngrejt pa ardh ambulanca”
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ, shoferi i makinës së kuqe ka pësuar thyerje të këmbëve dhe duarve dhe nuk është ngritur dot pa ardhur ambulanca. "Shoferi i Audit po ecte me shpejtësi të lartë dhe e mori në qafë këtë me makinë të kuqe,"-tha një qytetar që ishte dëshmitar i aksidentit.
Ndërhyrja e shpejtë e ambulancës ishte e domosdoshme për të transportuar të lënduarin në spital për trajtim urgjent.
"Duhet një ligj që këta që ecin kaq shpejt dhe marrin në qafë të tjerët të dënohen njësoj si për vrasje. Plerat, legenat e Shqipërisë këto janë,”-përfundoi ai.