Popullsia në rënie, makinat në rritje: 868 mijë mjete në 2023, dominon VW

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2024, 08:55

Edhe pse popullsia e vendit është në rënie nga viti në vit, për numrin e makinave që qarkullojnë në rrugët e vendit nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2023, kanë qarkulluar 867.765 mjete, nga 796.438 mjete që ishin deri në vitin 2022, duke u rritur me 9,0 %.

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe e zënë “Autoveturat” (80,6 %), "Automjetet për transport të përzier " (6,2 %) dhe “Motor” (5,5 %).

Tirana duke qenë edhe qarku më i madh në vend ka numrin më të lartë të mjeteve rrugore me 34,7 %, ndjekur nga qarku i Durrësit me 13,4 % dhe qarku Fierit me 9,3 %.

Referuar të dhënave sipas llojit të kambios, peshën më të madhe e zënë mjetet me kambio manuale me 61,9 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Ajo që bie në sy është fakti se shqiptarët po blejnë makina të reja gjithnjë e më shumë pasi nê vitin 2023 numri i autoveturave të regjistruara me vit prodhimi 2011-2023 është rritur me 40,0 %, grupi 2000-2010 është rritur me 7,1 % ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1,4 %.

Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Volkswagen” (18,6 %) e ndjekur nga “Mercedez Benz” (18,1 %), dhe “Daimler Chrysler” (9,8 %).

Në vitin 2023, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2023. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Numri më i madh i autoveturave që qarkulluan në vendin tonë në vitin 2023 kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73,5 % nga 73,7 % në vitin 2022, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16,3 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 16,7 % që ky grup zinte deri në vitin 2022.

Ndërkohë ajo që vihet re është një rritje e autoveturave elektrike me 2.3 herë më shumë dhe makinave hybride me 2.2 herë më shumë, krahasuar me vitin 2022.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit