I del pronari Lukovës publike: 5 mijë lekë parkimi në copa letre!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.07.2024, 08:39

Një qytetar ka denoncuar publikisht një praktikë të mbledhjes së tarifave për parkimin e makinave në plazhin publik të Lukovës.

Ai shprehet se të dielën e kaluar, pasi kishte parkuar makinën e tij në zonën publike të plazhit, kishte gjetur një faturë prej 5 mijë lekësh të vjetra në makinën e tij, e po ashtu shumë makinave të tjera të parkuara aty.

“Përshendetje joq isha te dielen ne plazhin e lukoves kisha parkuar makinen te plazhi publik mes shume makinave te tjera dhe te gjithve na kishin vene një faturë 5 mijë lek te vjetra te makina dhe ne fund te plazhit një gardh qe mos ikje pa dhene lekët. Na dhanë faturë dore.”

Sipas denoncuesit, në fund të plazhit ishte vendosur një gardh për të mos lejuar largimin pa paguar tarifën. Ai thekson se “faturat” e dhëna ishin një shifër në copa letre të shkruara me dorë.

"Unë e njoh mirë atë plazh. Kishte parkim privat, por jo aty. Ajo është zonë publike dhe s'mund të jetë private. Është pjesa e fundit e Lukovës dhe gjithmonë ka qenë plazh publik. Tani po mbledhin para pa të drejtë,"-denoncon qytetari.

Ai gjithashtu shprehet se nuk kishte asnjë tabelë apo sinjalizim që tregonte se zona ishte e rezervuar për parkim privat. "Aty s'qe as e rrethuar as tabel asgj parkuam makinat dhe kur o iknim qe nje njeri qe mblidhte leket dhe tha ctju them un me ka len pronari te mbledh leket. Ate e ke rere para makinave eshte pjesa e plazhit publik si mund te jet parkim privat”,-përfundon qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit