LSDM: Mickoski e pranoi ka udhëtuar me bileta të shtrenjta në Uashington

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2024, 08:08

Kryeministri Hristijan Mickoski ka pranuar udhëtimet luksoze me biznes klas, biletat e shtrenjta deri në 20 mijë euro të paguara me para publike. Dhe Mickoski përsëri u përpoq të gënjejë, akuzojnë nga LSDM.

“Me të qeshura dhe me mosbesim, opinioni dhe qytetarët dëgjuan “justifikimet” e Mickoskit se shkak ishin problemet e gjurit.

A kanë të tre ministrat në qeverinë e Mickoskit që ishin në Uashington me shpenzime shtetërore të njëjtat probleme me gjunjët, kështu që duhet të udhëtojnë në klasë biznesi?

Dhe kur Mickoski bëri një foto në ngjitje në Vodno, a kishte problem me gjunjët?

Mickoski gënjen dhe bën shaka me ata që e paguajnë, qytetarët”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se fluturime të shtrenjta të avionëve dhe klasa biznesi prej 20 mijë eurosh, orë 60 mijë euro, dhurata 300 mijë eurosh, ndërsa thotë se nuk ka para për paga më të larta për punëtorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit