Lirohen për 30 ditë pushim pesë të dënuarit për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvendin e RMV-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.07.2024, 18:53

Pesë të dënuarit që ishin dënuar për ngjarjet e “27 prillit” 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot janë liruar me 30 ditë lirim nga Burgu i Shtipit, konfirmojnë nga Burgu i Shtipit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje konfirmojnë se nga sot me suspendim prej 30 ditësh dhe me nënshkrim të drejtorit të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, janë liruar personat Jane Cento, Aleksandar Janevski-Toshka, Oliver Popovski, Mitko Çavkov dhe Mitko Peshev, ndërsa më 25 korrik do të lirohet edhe Dushko Llazarov gjithashtu me suspendim të dënimit prej 30 ditësh, gjithashtu me nënshkrimin e drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve.

U.D. drejtori i Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, sot në një konferencë për media në pyetjen e një gazetari lidhur me të burgosurit nga Shtipi, në mesin e të cilëve ka edhe të dënuar për “27 Prillin”, të cilët kërkuan të lirohen për shkak të një Procedurën mjekësore, Pandov u përgjigj se një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Si ushtrues detyre, e vetmja gjë që mund të bëj është nëse një i burgosur vjen një kërkesë me dokumentacion se ka një problem akut shëndetësor, që duhet të kryejë një procedurë shëndetësore, nuk kam të drejtë ta refuzoj. Fakti është se ndërkohë që kur kam qenë në detyrë kanë ardhur disa kërkesa të tilla dhe janë firmosur nga unë”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit