MUP’i serb politizon varrimin e policit të vrarë nga Faton Hajrizi, këndojnë këngë për Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.07.2024, 15:29

Të shtunën është varrosur polici 34 vjeçar serb Nikola Krsmanoviq i cili u vra javën e kaluar nga Faton Hajrizi.

Ai është varrosur në një fshat të Loznicës, me ceremoni shtetërore.

Togu i nderit i xhandarmërisë serbe të shtunën ka shtënë në ajër në nderim të policit të vrarë ndërsa më pas kanë kënduar këngë nacionaliste që lidhen me Kosovën.

Kjo këngë i kushtohet Betejës së Kosovës ndërsa, sipas të dhënave ka qenë edhe himn i njësisë për operacione speciale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit