“Ansig kompani mashtruese! Kam bërë aksident, por s’më japin dëmshpërblimin”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2024, 12:00

Denoncimet e shqiptarëve për kompaninë e sigurimeve "Ansig" sa vijnë e shtohen.

Së fundmi një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar mashtrimet dhe zvarritjet e kësaj kompanie prej 5 muajsh.

Qytetari thotë se para 5 muajve është aksidentuar me makinë, por kompania 'Ansig' ende s'i ka dhënë dëmshpërblimin që meriton. Sipas tij, kjo kompani ka 5 muaj që vetëm e mashtron pasi asnjë dëmshpërblim s'i ka kaluar në llogarinë e tij bankare.

Ai ka kontaktuar disa herë me kompaninë, por prej 5 muajsh vetëm fjalë boshe ka marrë pasi askush s'i ka dhënë dëmshpërblimin.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët denoncojnë kompaninë e deputetit socialist Anastas Angjeli, për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit. Shumë prej tyre madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin dëmshpërblimet që u takojnë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, por pa asnjë rezultat.

Ndërkohë që Angjeli vazhdon të marrë para nga shqiptarët, por s'ju jep atyre atë që iu takon.

Denoncimi i qytetarit:

pershendetje jeta osh qef kam i problem me kto te Ansigut kam ber aksident para 5 muajve akoma sme kan demshperbyel vetem mashtrojn kte jav thon ka 5 muaj ky mhb . kompani mashtruse

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit