Prodhimet stok pa shitur, fermerët e Maliqit në protestë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2024, 10:09

Fermerët e Maliqit kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak të prodhimeve bujqësore që u kanë mbetur pa shitur.

Ata janë mbledhur në afërsi të fshatit Drithas në rrugën hyrëse me mjetet e tyre me qëllim bllokimin e rrugës. Por ky bllokim është shoqëruar me tension dhe përplasje me policinë.

Produktet si qepa, patatja, misri dhe gruri iu kanë mbetur stok për shkak të mungesës së kërkesës dhe tregut për t’i shitur.

Fermerët thonë se mungesa e subvencioneve ka rritur koston e prodhimit dhe pa mbështetje financiare, prodhimi i tyre bëhet më i shtrenjtë dhe vështirë për t’u shitur.

Ndërkohë që konkurrenca nga importet është një tjetër problem pasi prodhimet bujqësore të importuara kanë çmime më të ulëta dhe konkurrojnë me prodhimet vendase, duke e bërë më të vështirë për fermerët lokalë që të shesin produktet e tyre.

Fermerët kërkojnë mbështetje nga qeveria për të subvencionuar kostot e prodhimit, në mënyrë që të mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara. Krijimi dhe promovimi i tregjeve lokale për prodhimet e tyre do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të stoqeve të pa shitura. Rregullimi i importeve për të siguruar që ato të mos dëmtojnë prodhimin vendas dhe të jenë në përputhje me standardet, është një tjetër kërkesë e fermerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit